Kompania DOMUS Group ka eksperiencën e gjatë profesionale dhe burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare për të operuar në sektorin e ndërtimit, aktivitet me cikël të plotë e të mbyllur, që fillon me shërbime konsulence për zhvillimin e pronës, përgatitjen e projektit të plotë arkitektonik dhe inxhinierik, marrjen e lejes së ndërtimit nga instancat e caktuara shtetërore sipas marrëdhënieve kontraktuale të lidhura me subjekte private ose entitete publike, ndërtimin dhe hipotekimin sipas rregulloreve në fuqi. Gjithashtu, kompania mbulon shërbimin imobiliar që lidhet me shitjen ose dhënien me qera të aseteve të kompanisë. Në përvojën e saj të madhe DOMUS Group, ka reputacionin e një kompanie projektimi dhe ndërtimi të sigurt, cilësor dhe në respekt të të gjtha rregulloreve të ndërtimit, pasi çdo sipërfaqe e ndërtuar që nga krijimi e deri më sot është e hipotekuar dhe çertifikuar me standartin e cilësisë më të lartë në treg. Ndërtimi me cilësi dhe hipotekimi i çdo cm2 përgjatë gjthë viteve është një zgjedhje e ndërgjegjshme që demonstron respekt ndaj principeve të kompanise, investimit të klientëve dhe ligjit.
Përvoja dhe motivimi i drejtuesit dhe anëtarëve të stafit të DOMUS Group siguron dy rekorde të provuara të performancës, produkt me cilësi të lartë dhe vëmendjen ndaj detajeve. Duke ofruar një shërbim one-stop-shop për klientët e saj, gama e veprave të kompanisë përfshin, por nuk kufizohet vetëm në:
Këshillim ligjor, urbanistik dhe arkitektonik për zhvillimin e pronës.
Development of architectonic and engineering project design (PDV 1 and PDV2)
Zbatimin e punimeve të ndërtimit për projekte të reja ose rikonstruksione të objekteve ekzistuese.
Investitor ose bashkëinvestitor në sektorin e ndërtimit dhe zhvillimit të pronës.
On the spot consulting services for companies, state entities and private individuals on professional aspects related to architecture and engineering.
Sale and rental of the company’s assets.