DOMUS Group
Rreth Nesh
DOMUS Group është një kompani shqiptare me experiencë 25 vjeçare në fushën e projektimit arkitektonik dhe ndërtimit për zhvillimin e pronës private dhe sipërmarrjes së punëve publike të financuara nga buxheti i shtetit ose institucioneve ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri.
E themeluar në 1998, si DOMUS, nga tre arkitektë të rinj me formim profesional dhe experiencë pune brenda dhe jashtë vendit, fillimisht ushtroi aktivitetin në fushën e planifikimit urban dhe projektimit, arkitektonik e inxhinierik. Kompania Domus është ndër studiot e para projektuese në Shqipëri që aplikoi përdorimin e teknologjisë kompjuterike dhe softwarëve Autocad e MicroGDS për përgatitjen dhe prezantimin e projekteve në formë digjitale, duke vendosur një standart bashkëkohor dhe inovativ në fushën projktimit e shënuar kësisoj një pikë kthese në praktikën e dokumentacionit për projektimin arkitektonik në Bashkinë e Tiranës, që në vite u shtri në gjithë Shqipërinë.Në vitin 2002, fusha e veprimit të kompanisë u zgjerua duke përfshirë aktivitetin e ndërtimit për zhvillimin e pronës private dhe sipërmarrje të punëve publike. Në vitin 2014, kompania merr emrin DOMUS Group duke ndryshuar njëkohësisht dhe statusin me nje aksioner të vetëm.
Kompania Domus Group spikat për nivelin e lartë profesional në punë nëpërmjet ndërthurjes së eksperiencës më të mirë profesionale me pasionin dhe nismat inovatore të profesionistëve të rinj në fushën e projektimit ose ndërtimit. Në vite, kompania dhe stafi teknik ka mbështetur dhe rritur profesionalisht një plejadë të tërë profesionistësh që sot kontribuojnë në sektorin publik dhe privat, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.
Në 25 vite punë, me staf profesional dhe të dedikuar, janë projektuar dhe ndërtuar me qindra objekte banimi e shërbimi për qëllime publike dhe private në territorin e Shqipërisë.
Sot, Kompania Domus Group, e përqëndruar dhe specilizuar në ndërtime me funksion shërbimi dhe rezidencial, me arkitekturë moderne me teknologji bashkëkohore synon të sjellë një mjedis frymëzues, me efekt pozitiv në jetën e njerëzve dhe ambjentin përreth. Bashkëpunimi me studio projektimi e arkitektë të njohur me ndërkombëtarisht, si Stefano Boeri Architetti Studio, është një përpjekje për të bashkuar konceptet e reja të dizajnit perëndimor me standardet më të larta të kompanisë për realizimin në praktikë të projekteve ambicioze që aplikohen në standardet më të mira në Evropë dhe më gjerë.