Rezidenca Ivanaj – me vendodhje në një zonë të preferuar të Tiranës vetëm 600m nga Sheshi Nënë Tereza ose 300m nga hyrja për në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, shembull i mirë i arkitekturës moderne ofron ndërthurje të njësive me karakter rezidencial dhe shërbimesh të rëndësishme për banorët dhe zonën përreth. Njësia funksionon si objekt banimi dhe shërbimi me 6, 7, 8 dhe 9 kate me 3 kate parkim nëntokë me oborr të bredshëm të gjelbëruar dhe sistemuar me ambjente shlodhëse për banorët. Ndarjet e brendëshme ofrojnë lehtësi në mobilim dhe shfrytëzim maksimal të sipërfaqeve. Godina është e veshur me fasadë të ventiluar me pllakë qeramike.
Objekti është i çertifikuar për Efiçencën Energjitike, dhe projekti është zbatuar duke përzgjedhur me kujdes materiale cilësore në përputhje me standartet më të mira të BE-së për të reduktuar efektet e padëshiruara në ambient.