Objekti me vendodhje në një zonë të preferuar të Tiranës vetëm 600m nga Sheshi Nënë Tereza ose 300m nga hyrja për në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, ofron ndërthurje të njësive me karakter rezidencial dhe shërbimesh të rëndësishme për banorët dhe zonën përreth. Njësia funksionon si objekt banimi dhe shërbimi me 6, 8, 10 dhe 12 kate me 3 kate parkim nëntokë me oborr të gjelbëruar dhe sistemuar me ambjente shlodhëse për banorët. Ndarjet e brendëshme ofrojnë lehtësi në mobilim dhe shfrytëzim maksimal të sipërfaqeve. Godina është e veshur me fasadë të ventiluar me pllakë qeramike dhe me dritare plasike/alumin.
Objekti është i çertifikuar për Efiçencën Energjitike, dhe projekti është zbatuar duke përzgjedhur me kujdes materiale cilësore në përputhje me standartet më të mira të BE-së për të reduktuar efektet e padëshiruara në ambient.