Domus Group

GODINË BANIMI DHE SHËRBIMI NË RRUGËN "MIHAL DURI”

Objekti ndodhet pranë Ministrisë së Arsimit në pikën kyçe të bashkimit të dy rugëve kryesore të Tiranës, Rruga e Durrësit dhe Rruga e Kavajës. Njësia funksionon si objekt banimi dhe shërbimi me 6, 7, 8 dhe 9 kate me 2 kate parkim nëntoke. Hapsirat dhe ndarjet e brendëshme të organizuara sipas tiplogjive 1+1; 2+1 dhe 3+1 ruajnë forma të rregullta duke ofruar lehtësi në mobilim dhe shfrytëzim maksimal të sipërfaqeve. Objekti është veshur me fasadë të ventiluar dhe materialet e përdorura janë shumë cilësore për të rritur termoizolimin, izolimin e zhurmës. Objekti rrethohet nga një mjedis pushimi i bollshem, dedikuar banorëve të objektit, ku ndërthuren me kujdes gjelbërimi dhe dekori relizuar me elementë si druri dhe guri natural.

Objekti është i çertifikuar për Efiçencën Energjitike, pasi eshte projektuar dhe zbatuar duke përzgjedhur me kujdes materiale cilësore në përputhje me standartet më të mira të BE-së për të reduktuar efektet e padëshiruara në ambient.