Domus Group

GODINË BANIMI DHE SHËRBIMI NË RRUGËN "MIHAL DURI”

Objekti ndodhet pranë Ministrisë së Arsimit në pikën kyçe të bashkimit të dy rugëve kryesore të Tiranës, Rruga e Durrësit dhe Rruga e Kavajës. Njësia funksionon si objekt banimi dhe shërbimi me 6, 7 dhe 8 kate me 2 kate parkim nëntokë. Hapsirat dhe ndarjet e brendëshme të organizuara sipas tiplogjive 1+1; 2+1 dhe 3+1 ruajnë forma të rregullta duke ofruar lehtësi në mobilim dhe shfrytëzim maksimal të sipërfaqeve. Materialiteti dhe ngjyrat e përdorura qëndrojnë në kontekstin ku objekti është vendosur; fasada e ventiluar realizohet me pllaka në ngjyrë gri dhe kafe të lehtë. Materialet e përdorura janë shumë cilësore për të rritur termoizolimin, izolimin e zhurmës.

Ofrohen hapësira të mjaftueshme qetësie dhe pushimi në katin përdhe, me praninë e elementeve natyrore si druri, gjelbërim të niveleve të ndryshme, etj.

Objekti është i çertifikuar për Efiçencën Energjitike, pasi eshte projektuar dhe zbatuar duke përzgjedhur me kujdes materiale cilësore në përputhje me standartet më të mira të BE-së për të reduktuar efektet e padëshiruara në ambient.