Objekti me vendodhje në një zonë të qetë të Tiranës vetëm 800 m nga Sheshi Skënderbej dhe shumë pranë institucioneve publike arsimore si gjimnazi “Partizani” apo “Shkolla e Kuqe”. Njësia funksionon si objekt banimi dhe shërbimi me 5, 6, 7, 8 dhe 9 kate me 2 kate parkim nëntoke. Hapsirat dhe ndarjet e brendshme të organizuara sipas tipologjive 1+1; 2+1 dhe 3+1 ruajnë forma të rregullta duke ofruar lehtësi në mobilim dhe shfrytëzim maksimal të sipërfaqeve. Veshja e fasadës është realizuar me pllakë ngjyrë të bardhë dhe kafe e lehtë. Shpërndarja e dritareve dhe ballkoneve është simetrike. Objekti është i orientuar dhe qëndron në harmoni me lulishten përreth të sistemuar me kujdes me bimësi dhe vendpushime për banorët.
Objekti është i çertifikuar për Efiçencën Energjitike, pasi eshte projektuar dhe zbatuar duke përzgjedhur me kujdes materiale cilësore në përputhje me standartet më të mira të BE-së për të reduktuar efektet e padëshiruara në ambient.